Tragjike/ Ndërron jetë nga koronavirusi 21-vjeçari nga Elbasani, u intubua një natë më parë

0

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 21-vjeçar nga qyteti i Elbasanit me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mësohet se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19. Pasi gjendja e tij është rënduar, mbrëmjen e djeshme ai është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ai është futur menjëherë në intubim por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Në përditësimin e të enjtes pasdite, Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 302 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu