Një 31 vjeçar nga Elbasani, i infektuar me Covid, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Burime bëjnë me dije se 31 vjeçari ka qenë i shtruar prej ditësh tek Shefqet Ndroqi, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen.
Ndër të tjera mësohet se i riu nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.
Vetëm pak ditë më parë, i riu nga Elbasani Julian Buzo 35-vjeç, humbi krejt papritur jetën nga Covid, ndërsa nuk vuante nga sëmundje të tjera.
Covid në Elbasan është bërë më i rrezikshëm për moshat e reja. Veçanërisht pas shfaqes së shtamit mutand britanik.