Tragjike! Përplaset për vdekje 34-vjeçarja shqiptare në Itali (Emri)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Romë të Italisë, por vetëm sot është bërë publike nga mediat fqinje.

Raportohet se është përplasur për vdekje me makinën e saj Smart 34-vjeçarja shqiptare, Elisa Denaj. Viktima jetonte prej kohësh në Bashkinë e Zagorolos.

Mjeti që ajo drejtonte përfundoi jashtë rruge deri tek dy makina të parkuara. Makina tjetër e përfshirë në aksident ishte një Audi. Shoferi i mjetit Audi ishte një 21-vjeçar, i cili pas përplasjes është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Pas aksidentit në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe policia, e cila nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërhyrja e mjekëve për ta shpëtuar ishte e kotë, pasi nga përplasja, ajo kishte humbur jetën menjëherë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu