Tregon 13-vjeçarja: Polici më çoi në një banesë dhe …

0

Dy ditë më parë një efektiv policie 62-vjeçar tentoi të përdhunojë një vajzë të mitur në Lezhë. Kol Kola, shfrytëzoi rastin që 13-vjeçarja ishte e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale nëpërmjet mashtrimit, duke i thënë se do ta çonte në komisariat e çoi në një banesë. Ndërkohë, pak më parë është zbardhur dëshmia e 13-vjeçares e cila u sulmua seksualisht.

Sipas dëshmisë, ngjarja në fjalë u regjistruar kur e mitura ndodhej në radhë për të hyrë tek dentistja. 13-vjeçarja ka treguar se ishte duke pritur jashtë klinikës, pasi brenda kishte pacientë. Në këtë moment i është afruar polici 62-vjeçar i cili i ka thënë se ndaj saj kishte një denoncim dhe për këtë ajo duhej të shkonte me të në komisariat.

“Pranë meje u afrua një punonjës policie. Ai më tha se ndaj meje kishte pasur një denoncim dhe duhet të më shoqëronte për në komisariat për verifikim. Duke i besuar policit, u futa brenda klinikës dentare dhe i kërkova dentistes që të më shtynte orarin,” tregon ajo.

Në momentin që ka hyrë në automjet, e mitura ka parë në xhamin e makinës mjetin e identifikimit të policit dhe i ka memorizuar emrin. Pas kësaj, 13-vjeçarja është shprehur se Kol Kola nuk ka ndaluar para komisariatit, por para një pallati ku i ka kërkuar që ta ndjekë nga pas. E mitura tregon se pasi hyri në banesë, polici ka kryer akte të turpshme dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, por ka mundur t’i shpëtojë. Sipas dëshmisë, ajo i ka treguar çdo gjë prindërve, të cilët së bashku kanë shkuar në komisariat për të bërë denoncimin.

Pas kësaj, policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve të pallatit dhe aty është është vërtetuar dëshmia e të miturës, ndërsa gjithashtu dentistja e klinikës ka konfirmuar se e mitura i kishte thënë se po largohej. Ndërkohë nga kamerat e sigurisë është zbuluar se e mitura ka qëndruar brenda në banesë për rreth 6 minuta. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu