Tregtonte lëndë narkotike me paketa cigaresh, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

0

Një 23-vjeçarshqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap duke tregtuar lëndë narkotike. Ai u pikas nga shërbimet e kontrollit gjatë monitorimit të grumbullimeve për të parandaluar ngjarjet kriminale në vend.

Gjatë kontrollit karabinierët konstatuan se i riu nuk kishte dokumente identifikimi dhe as leje qëndrimi në shtetin italian.

Në momentin e ndalimit ai mbante duart me nervozizëm në xhepin e pantallonave. Gjatë kontrollit policia i gjeti 21 doza kokainë të gatshme për t’u shitur brenda një pakete cigaresh.

Atij iu gjetën dhe sekuestruan 300 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu