U akuzua për korrupsion/Drejtori i 313-tës “nuk përbën rrezik”

0

Pas mbylljes së hetimeve nga SPAK dhe dërgimin e dosjes në gjykatë, ish-drejtori i paraburgimit 313, Eduart Struga, i akuzuar për korrupsion, ka kërkuar ndryshim të masë së sigurisë në gjykatën e posaçme të Apelit. Struga ishte lënë në arrest shtëpie që nga prilli i këtij viti. Por Apeli ka vendosur për të masën e sigurisë detyrim paraqitje me argumentin se hetimet janë mbyllur dhe i pandehuri nuk ka rrezik që të prishë provat.

Struga se bashku me përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj, akuzohen se i kanë kërkuar dhe marrë personit me inicialet I. Paço një shumë prej rreth 457 mijë lekësh, që ky person të lejohej të hapte një kafene në ambientet e brendshme te paraburgimit. Po ashtu në njoftimin e SPAK thuhet se Eduart Struga ka marrë para edhe nga Ervin Kurtulla, që ky i fundit të vazhdonte të kishte me qira ambiente tregtare brenda burgut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu