U bë i famshëm prej meje’, Capital T sqaron sherrin me Ardian Bujupin

0

Pak muaj më parë Capital T dhe Ardian Bujupi u përfshinë në një debat virtual rreth bashkëpunimit të tyre, “Andiamo”, pas një deklarate që Capital T bëri në “Gjoni Black”.

Megjithatë, u duk se ata i sqaruan keqkuptimet, më pas në një video live në “Instagram”, të dy arritën në përfundimin se gjërat do jenë njësoj dhe sapo tu jepet mundësia do ulen sërish të flasin përballë.

Së fundmi, Capital T ka folur për herë të parë publikisht rreth kësaj ngjarjeje në një intervistë për “Pardon my french”. Këngëtari tregoi se mes tyre ka patur disa pakënaqësi, të cilat i ka shprehur sinqerisht në “Gjoni Black”.

Mirëpo, nënvizoi se më pas ka folur me Ardianin dhe kanë sqaruar çdo gjë dhe raportet e tyre janë të mira.

“Nuk ndodh kurrë që unë të bëj propagandë me një produkt të tillë siç u përfol në media. Nuk ka qenë e planifikuar. Kanë qenë disa pakënaqësi në raportin tonë dhe sa i përket atij bashkëpunimi unë i kam shprehur shumë realisht!

Me Ardianin kemi folur direkt pas këtij reagimi dhe i kemi sqaruar pak më thjesht muhabetet dhe raportet tona janë të mira. Tani kënga ka bërë 100 milionë klikime në “YouTube”, ka qenë një projekt super i suksesshëm, dhe ne normalisht e festojmë se nuk jemi armiq. Thjesht kemi patur një keqkuptim, një problem, por e kemi sqaruar dhe raportet tona janë ok.”– është shprehur Capital T.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu