U deh gjatë festës së ditëlindjes, 39 vjeçari në gjykatë: Policët më thyen duart pasi më arrestuan

0

Ky është Arsen Qose i cili mbasi festoi ditëlindjen me kokteil pijesh alkolike, në gjendje të dehur u zhvesh në hotelin ku ishte akomoduar.

39 vjecari u denoncua nga pronari i hotelit për lakuriqësi dhe për këtë arsye një patrullë policie mbërriti menjëherë në Dajt për ta arrestuar. Por nga komisariati ai përfundoi me të dyja duart e thyera në spital dhe për këtë Arsen Qose akuzon oficerët e policisë.

Ai doli përpara gjykatës për akuzën e kundërshtimit të policisë meqenëse sipas Prokurorisë ai nuk ju bind oficerëve kur tentuan ta shoqëronin, por në procesverbale edhe oficerët e policisë pretendojnë se janë dhunuar nga qytetari i dehur dhe se kanë fraktura.

Menjëherë mbasi klienti i tij u lirua nga gjykata nën masën detyrim paraqitje , avokati Erjon Kullolli kërkon zbardhjen e të vërtetës

“Është dhunim i respektimit të të drejtave të njeriut”

Por nëse ky qytetar thotë të vërtetën, nëse këto fraktura janë shkaktuar nga një rrëzim aksidental apo për shkak të dhunës barbare të policisë këtë do ta konfirmoj Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila thotë se ka nisur menjëherë hetimet ndaj komisatiatit në fjalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu