U dekorua me medaljen e mirënjohjes, komandati i komandës së NATO-s: Për mua kjo është mbledhja e një jete

0

Komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters ditën e sotme mori medaljen e “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, e cila iu dorëzua nga kryeministri, Edi Rama në një konferencë për mediat.

Wolters u shpreh i prekur lidhur me vlerësimin e bërë duke thënë se ishte hera e vetme që ishte ndjerë kaq i mallëngjyer. Ndërkohë në konferencë mori pjesë edhe ambasadorje amerikane, Yuri Kim.

‘Kurrë në jetën time të shkurtër nuk kam qenë kaq I mallëngjyer. Për mua kjo është mbledhja e nje jete. Dua ta nis duke folur për kombin tuaj, për të pasqyruar vlerat tuaja. Shqipëria është vëllai i madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vendet e tjera kur zgjohen në mëngjes shohin vendin tuaj që më pas të kenë ku të drejtohen. Nga 2016 e deri më tani, Shqipëria ka përparuar.

Më duhet të ndaj një histori me kryeministrin, më ka dhënë një prej dhuratave që unë do e kujtoj gjithë jetën. Në zyrën time kanë parë një pikturë, ajo vjen nga një historia e mrekullueshme me kryeministrin. Ne do kemi edhe 100 vite të tjera edhe më entuziaste sesa 100 vitet e para të marrëdhënies amerikano-shqiptare’-tha Wolters.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu