Vazhdon pjesëmarrja e lartë, Tirana mban rekordin deri në 12:00

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë ka shkuar në nivelin e 27 %.

Edhe pse shifrat janë në përditësim KQZ e ka nxjerrë këtë të dhënë nga raportimi i 47 qendrave të votimit nga 5199 qe janë në total.

Sipas të dhënave zyrtare pjesëmarrja më e madhe me 31% është raportuar në Qarkun e Tiranës dhe në Qarkun e Kukësit, 30.7 %.

KQZ raporton se vetëm Qarku i Gjirokastrës nuk ka përditësuar të dhënat.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu