Vazhdon të përkeqësohet situata në Elbasan 37 të infektuar, 5 prej të cilëve mësues. Vdesin dy persona në Prrenjas për 24-orë

0

Situatë alarmante në Elbasan, 37 të infektuar, 5 prej të cilëve mësues. Vdesin dy persona në Prrenjas për 24-orë

Situata e pandemisë në qytetin e Elbasanit është përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, ku kemi një shtim të konsiderueshëm të rasteve të reja. Gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 37 individë mbartës të virusit, si dhe ka ndërruar jetë një person.

Burime bëjnë me dije se 5 prej personave të infektuar, janë mësues në shkolla të ndryshme të qytetit. Gjithashtu raporortohet dhe për një nxënës të infektuar, mosha e të cilit nuk bëhet e ditur.

Për sa i përket Bashkive të tjera të qarkut Elbasan, situata vijon të mbetet alarmante, ku vetëm në Prrenjas kanë ndërruar jetë 2 qytetarë.

Përgjatë 24-orëve të fundit raporohen 28 raste të reja në Gramsh, 5 në Librazhd dhe 1 në Peqin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu