Vdes elektriçisti shqiptar në Greqi. Humbin jetën edhe dy të tjerë

0

Tre elektricistë në Greqi, njëri prej të cilëve shqiptarë humbën jetën sot teksa po ndërronin një shtyllë, ndërsa një tjetër përfundoi në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në Gymnos Evia në komunën e Eretria. Mediat greke kanë zbardhur dëshmitë e banorëve të zonës që ishin të pranishëm në momentin që tre elektricistët ranë në kontakt me rrymën elektrike duke ndërruar jetë në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sheshin e fshatit, ku po zëvendësohej shtylla, ndërsa banorët u bënë dëshmitarë okularë të tmerrit duke njoftuar ambulancën dhe zjarrfikësen me shpejtësi.

Njëri prej të treve u gjet i vdekur në shtyllë, ndërsa dy të tjerët në tokë.

“Një shtyllë po digjet dhe një burrë është i varur në të” ishin thirrjet e banorëve të tronditur. Ambulanca mbërriti për disa minuta, por ishte vonë. Përveç tre të vdekurve, një punëtor tjetër është plagosur dhe u dërgua në spital.

Njëri nga drejtuesit e firmës që kishte nisur mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjetit e cilësoi ngjarjen aksident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu