Veliaj sulmon mjekun Alimehmeti: Delirantë e mitomanë, gjeni mënyrë tjetër për tu afirmuar në zgjedhje

0

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar mjekun epidemiolog Ilir Alimehmeti, i cili ishte në të gjitha mediat proqeveritare i afirmuar si kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës. Në daljen për prezantimin e projektit të Teatrit të RI, Veliaj iu drejtua ‘rivalëve’ të tij për Bashkinë e Tiranës me termat ‘mitomanët, delirantët, aspirantët, ambiciozët’. Pa thënë asnjë emër, kryebashkiaku i Tiranës përmendi protestën e pedagogëve ku prezent ishte edhe Alimehmeti duke u rreshtuar krah mediave pro qeveritare që përmendën të njëjtin emër si rival të mundshëm të Veliaj për lokalet e vitit 2023.

“Aspirantë për kandidatë për kryetarë bashkie vitin tjetër, ishin në krye të protestave sot. Ky është film që e kemi parë, por a ka mënyrë tjetër për të bërë hajër në këtë vend sa duke i prishur punë një tjetri. Ftesa për të gjithë mitomanët, delirantët, aspirantët, ambiciozët gjeni ndonjë mënyrë tjetër për tu afirmuar, ndoshta duke bërë ndonjë punë të mirë, vepër të mirë. Është mëkat që një pjesë e atyre që drejtojnë partitë e ndryshme kanë ngelur akoma në taktikat e viteve ’90, hip mbi makina, blloko një projekt, digj goma, ngre gishta e tund flamurë,”- tha Veliaj ndër të tjera.

Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar për Dosja.al lidhur me lajmet e publikuara sot nga mediat pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat “zbuluan” se do garonte për Tiranën. I pyetur nga Dosja.al për një koment lidhur me gjithë çfarë po shkruhet për të, Alimehmeti tha se në protestën e sotme doli vetëm nën cilësinë e punës së tij në Universitetin e Mjekësisë, si pedagog. Emri i tij u ‘konfirmua’ nga të gjitha mediat pro qeverisë sot që publikuan një lajm me të njëjtin tekst dhe foto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu