Vetvrasja e 33-vjeçares/ Si e fshehu familja ngjarjen, iu thanë të afërmve se i kishte rënë infarkt

0

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u mësua se një 33-vjeçare i dha fund jetës së saj duke u vetvrarë me armë. Bëhet me dije se pas ngjarjes 4 persona u proceduan penalisht. Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen. Marsida Hysa, e cila kishte dhe 3 motra të tjera, ishte e pamartuar.

Për disa kohë, e reja ka punuar në rrobaqepësi, ndërsa i ati punon security dhe e ëma kujdeset për një familje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 të mbrëmjës së të dielës, ndërsa familjarët kanë njoftuar të afërmit se është gjetur e pajetë në dhomë dhe që dyshonin për infarkt. Aktualisht në familjen Hysa janë hapur dyert e mortit ku të afërm, familjarë e të njohur po shkojnë për vizita ngushëllimi. Trupi i të ndjerës pritet të përcillet për në banesën e fundit në orën 10 të ditës së sotme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu