Video/ Dalin pamjet, momentet e fundit të vëllait të deputetes, Ferrari i tij u përplas me pemën dhe shpërtheu në flakë

0

Mediat greke kanë nxjerrë momentet e fundit të George Monogyios , vëllai i deputetes së PD- së në Greqi, Katerina Monogyou.

Ai humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident automobilistik, pasi mjeti doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

Bashkëshortja e viktimës, Athena Kontopanou po lufton në spital për mbijetesë.

Nëna e dy fëmijëve, ka fraktura të shumta në gjymtyrët e poshtme, të cilat vlerësohet se kërkojnë një sërë operacionesh ortopedike. Ajo pritet t’i nënshtrohet operacionit të parë.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe i martuar me Athena Kontopanou, e cila ishte ulur në sediljen e pasagjerit dhe mbeti e plagosur rëndë, për pasojë u dërgua – më vonë – në spital. Sipas mediave greke, 45-vjeçari kishte studiuar për Shkenca Kompjuterike, dhe më pas ishte përkushtuar në biznes, ku kishte një dyqan me rroba firmato në qendër të Matogiannia, Mykonos.

Shkak për aksidentin e rëndë, është bërë një këmbësor që i ka prerë rrugën mjetit, dhe për të shmangur përplasjen e tij, shoferi ka devijuar rrugën dhe më pas ka goditur një pemë.

Pas makinës së aksidentuar, ka qenë një i afërm i 45-vjeçarit i cili ka parë përplasjen dhe ka tentuar të ndihmojë shoferin fatkeq. Megjithatë, përpjekja e tij ishte e kotë pasi makina u përfshi nga flakët.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u transportua në morgun e Vulës ndërsa i plagosuri në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikaisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu