(Video) Momenti i rënies së kabinës së teleferikut në Itali

0

Së fundmi janë publikuar pamjet e rrëzimit të kabinës së teleferikut në Itali ku humbën jetën 14 persona dhe nga tragjedia shpëtoi vetëm një 5 vjeçar.

Mediat italiane kanë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti i rënies së një kabine teleferiku në Itali që ndodhi më 23 maj.

Nga pamjet shikohet momenti kur kabina e teleferikut që po ngjitej normalisht, sapo të arrin majën, kur duhet të lidhet me stacionin, kabina lëviz papritmas poshtë dhe përfundimisht shkëputet nga litari dhe bie në tokë.

Ndërkohë nga kjo ngjarje e rëndë ka shpëtuar vetëm një pesëvjeçar i cili ishte i shoqëruar nga prindërit, vëllai, stërgjyshi dhe stërgjyshja të cilët humbën jetën.

Disa zyrtarë të kompanisë që operon teleferikun po ndiqen penalisht nën dyshimin e çaktivizimit të qëllimshëm të sistemit të frenimit emergjent, i cili supozohej të bllokonte kabinën kur u prish kablloja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu