Vrau kunatin pasi i kishte përdhunuar vajzën nga martesa e mëparshme/ Gruaja e autorit mbron vëllain e ndjerë: Nuk besoj se e ka bërë

0

Gruaja e 50-vjeçarit shqiptar, i cili vrau kunatin pasi sipas tij ky i fundit kishte përdhunuar dhe shantazhuar vajzën që e kishte nga një martesë e mëparshme, ka dalë kundër burrit të saj duke mbrojtur vëllain e ndjerë.

Sipas mediave greke, pas vrasjes së vëllait të saj të identifikuar si Erion Pelivani, nga bashkëshorti 50-vjeçar, gruaja ka shkëputur totalisht kontaktet me këtë të fundit.

Ndër të tjera, raportohet se ajo ka hedhur poshtë pretendimet e bashkëshortit, duke thënë se vëllai i saj i ndjerë nuk ka përdhunuar apo shantazhuar vajzën, të cilën 50-vjeçari e kishte nga një martesë e mëparshme, në moshën 9-vjeçare, tashmë 18.
Për më tepër, gruaja ka theksuar se edhe nëse akuzat ndaj vëllait të saj do të ishin të vërteta, bashkëshorti 50-vjeçar nuk duhej ta vriste.

“Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim që bëri im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd. Kam duruar gjithë këto vite, kam rritur fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”,- tha ajo.

“Çfarëdo që të ishte bërë, ka një ligj, ai nuk duhet t’i bënte këto gjëra. Së bashku kemi një vajzë që tani është 10 vjeç…” tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçarin që ka tri vajza nga një martesë e mëparshme.

Pavarësisht se banorët e fshatit Argallasti në Greqi, ku banonte autori 50-vjeçar, e cilësojnë atë si një njeri “të qetë, punëtor dhe familjar”, bashkëshortja e tij njëkohësisht e motra e viktimës është shprehur se 50-vjeçari nuk është një njeri i mirë dhe tepër impulsiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu