Vritet me armë nga policia amerikane kushëriri i Pharrell Wiliams

0

Këngëtari i njohur amerikan Pharrell Williams ka pranuar se kushëriri ishte njeriu i armatosur që u vra nga policia në Virginia ne fundjave, gjatë një nate kaotike betejash në rrugë, ku një tjetër vajzë u vra dhe tetë vetë mbetën të plagosur.

25 vjeçari Donovon W. Lynch, u vra të premten prej të shtënave pas një ndërhyrjeje të policisë në një festë kaotike në bregdetin e Virginia Beach, tha zëdhënësja e policisë Jennifer Cragg duke shtuar se viktima mbante një pistoletë në dorë.

Në një tjetër incident me armë aty pranë, humbi jetën aktorja e re amerikane Deshayla ‘Shay’ Harris, siç besohet nga një ‘plumb qorr’.

Pharrell, këngëtar fitues i çmimit Grammy i bashkohej sot thirrjeve për drejtësi duke shkruar: “Këto humbje jete janë një tragjedi e pamasë. Kushëriri im Donovon u vra nga policia. Ai ishte një dritë shkëlqyese që gjithmonë ndihmonte të tjerët. Është kritike që familjet e viktimave të kenë transparencë, ndershmëri e drejtësi”.

Në natën kaotike të së premtes, një grup i madh njerëzish ishin mbledhur në një festë në breg të detit, por rreth orës 23.20 policia erdhi pas thirrjeve për një betejë me armë, ku u plagosën seriozisht disa njerëz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu