Xhamia e Librazhdit me minare të shkatërruara e mbytur në myk në prag Ramazani! Bujar Spahiu i KMSH ku i çon fondet?!

0

Edhe pse pak javë na ndajnë nga fillimi i muajit të Ramazanit, periudhës më të shenjtë për besimtarët myslimanë, xhamia e qytetit të Librazhdit është lënë në kushte të mjerueshme.

Qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen në të cilën është lënë xhamia në prag të muajit të shenjtë duke dërguar edhe foto. Objekti është lënë në dorë të Zotit pasi KMSH nuk ka lëvruar fonde për përmirësimin e infrastrukturës ndërtimore të xhamisë.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, nuk ka ngritur as gishtin për të rregulluar xhaminë për besimtarët. Rasti po bëhet për herë të parë i njohur për publikun dhe besimtarët myslimanë nga JOQ Albania.

Spahiu i cili ka mbledhur mijëra euro për Turqinë dhe i kanë mbetur “stok” pas refuzimit të Erdogan, pse nuk i investon në këtë xhami për besimtarët shqiptarë?!

Vendi i faljes së besimtarëve të fesë Islame ka dritare të thyera, me suvatime të rëna në tokë… lagështira ka mykur muret dhe minaret janë shkatërruar.

“ Kjo është gjendja e xhamisë Librazhd. E vetmja xhami qe ka qyteti i Librazhdit eshte per te ardhur keq. Kur shikon qe xhamiat e fshatrave te thelle dhe pa njerez jane te reja me te gjitha kushtet. Xhamia nuk ka asnjë investim, Dritaret te thyera Nuk ka as kondicioner”,-shprehen qytetarët e Librazhdit për redaksinë e JOQ.

Me ardhjen e Ramazanit falja do të kthehet në një proces të vështirë për t’u kryer nga besimtarët myslimanë, për më të tepër, është e padrejtë moralisht që një objekt fetar i një rëndësie të lartë të lihet në një gjendje të tillë.

GJENDJA E XHAMISË NË LIBRAZHD

Qytetarë të Kukësit kanë denoncuar po ashtu kushtet e xhamisë së Kukësit.

”Prsh kjo eshte xhamija e lagjes re ne kukes e ndertuar para pak vitesh dhe ne dy anet e saj ka krijuar plasaritje muresh!”-shprehen ata për redaksinë e JOQ.

Lajmi marrë nga JOQ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu