Mashtronin personat duke i marrë shuma parash/ Arrestohet një 26 vjeçare dhe bashkëpunëtori i saj në krim (EMRAT)

0

Korçë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre, vihen në pranga 2 shtetas.

Njëri prej të ndaluarve dyshohet se ka kryer edhe 5 raste të tjera mashtrimi në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur ndalimin e shtetasit Eduart Jaku., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases Majre Toska, 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.

Shtetasi E. J. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Pas verifikimeve, shtetasi E. J. ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu