Dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli. U kap me drogë me vlerë 70,000 paund (Emri)

0

Gazeta britanike “My london” shkruan se një 28-vjeçar arriti të fshihej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishte deportuar në Shqipëri pesë vjet më parë është kapur me dy armë të mbushura dhe kanabis me vlerë 70,000 paund.

Mauricio Myftaraj, 28 vjeç, me datë 17 prill është dënuar 15 vjet burg për armë zjarri dhe drogë. Myftaraj, një shtetas shqiptar i cili kishte jetuar në Myrtle Road, në zonën e Enfield, policia angleze e ka arrestuar në shtëpinë e tij në 24 korrik 2019.

Oficerët gjetën dy pistoleta dhe 40 fishekë së bashku me barut, kushineta topash, predha të bëra vetë dhe gëzhoja të zbrazëta. Këto ishin të gjitha përbërësit e përdorur për prodhimin e municioneve shtëpiake, shkruan gazeta britanike.

Policia gjeti gjithashtu 15 kilogramë kanabis, me vlerë të vlerësuar rreth 70,000 £, plus 20,000 £ kesh

Juria dëgjoi që Myftaraj ishte dënuar më parë për një vepër penale në vitin 2012 dhe u dënua me pesë vjet burg. Në vitin 2015 ai u dëbua dhe nuk u lejua të kthehej në Angli . Sidoqoftë, hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhdoi sërish të merrej me drogë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu