Zgjedhjet e 25 Prillit/ PD kërkon informacione nga 100 institucione shtetërore, për aktivitetin e bërë 4 muaj më parë

0

Partia Demokratike, ka dorëzuar një kërkesë ndaj 100 institucioneve të administratës publike, për t’i vënë në dispozicion aktivitetin që kanë kryer 4 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Demokratët kanë kërkuar informacion nga Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Posta Shqiptare, dhe gjithashtu nga bashkitë e ministritë.

Kujtojmë se partia Demokratike, ka pretendime në lidhje me shkeljet e bëra përpara dhe gjatë zgjedhjeve, pasi aludon se janë përdorur institucione të adminstratës publike për të ndikuar në manipulimin e votave të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu