Shqiptari tenton të rrëmbejë me makinë 18-vjeçaren greke

0

Një shqiptar i cili tentoi mbrëmjen e djeshme të rrëmbente një 18-vjeçare greke, është vënë në pranga nga policia e Kretës. Sipas mediave greke i riu shqiptar po udhëtonte me automjetin e tij, kur ka tentuar të fusë me dhunë vajzën në makinë. Prindërit e 18-vjeçares kanë reaguar menjëherë pas këtij incidenti. I ati i 18-vjeçares ka folur për mediat greke duke i bërë thirrje vajzave të reja që të kenë kujdes.

Më konkretisht, ai është shprehur se:

Ne i kërkojmë grave dhe vajzave të reja që lëvizin natën në këtë zonë të mos qëndrojnë kurrë vetëm, derisa të zbulohet identiteti dhe veprimet e këtij burri dhe derisa të sillet para drejtësisë.
Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë me dije. infowebtv

Burimi: nassosblog.gr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu