Zhduket në mënyrë misterioze shqiptarja në Athinë, autoritetet: Jeta e saj është në rrezik!

0

Një 38-vjeçare shqiptare në Athinë ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, Ermalda Arapi ka dalë nga shtëpia e saj në Athinë më 18 maj dhe që prej asaj dite nuk është parë më.

Autoritetet janë njoftuar për zhdukjen e Arapit ditën e djeshme dhe tashmë ato janë mobilizuar për ta gjetur.

Ermalda ka sy ngjyrë kafe, është e gjatë 1.73m dhe ka përmasa trupore normale. Sipas një njoftimi që është bërë nga autoritetet, jeta e saj është në rrezik.

“Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065,” thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu