Zhvillim i papritur! ‘Grabitja 4.6 mln € në Rinas, tërhiqet i penduari: Hetuesit më bënë presion fizik dhe psikologjik

0

Nga Ermal Vija

Në gjykatën e posaçme ku po zhvillohet procesi ndaj 8 të akuzuarve për grabitjen e parave në pistën e Rinasit ka dhënë deklarimin Alkond Bengasi, i konsideruar nga prokuroria si personi që zbuloi super grabitjen.

Mësohet se përballë gjykatës, Bengasi ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje, ndërsa ka treguar se hetuesit kanë ushtruar presion fizik dhe psikologjik ndaj tij për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit. Ai është tërhequr nga dëshmia e dhënë para prokurorëve gjatë hetimit të ngjarjes, ku tregonte me përgatitjen e grabitjes së 9 prill 2019 në pistën e aeroportit si dhe takimet me të bashkëpandehurit.

Dëshmitari i drejtësisë foli për më shumë se një orë në një seancë me dyer të mbyllura, ndërsa organi i akuzës i kërkoi gjykatës që të njohë dëshminë e tij të dhënë gjatë hetimeve paraprake. Alkond Bengasi ka qenë punonjës në varrezën e makinave ku dyshohet të jetë modifikuar furgoni “Chervolet” që u përdor në grabitjen e rreth 4.6 milionë eurove.

Për këtë ngjarje janë marrë të pandehur edhe Klement e Eldi Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Saimir Çela, Renaldo Sula dhe Talo Çela që është endë në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se kreu i grupit kriminal ishte Admir Murati, që mbeti i vrarë ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu