Zyrtare: Andrea Pirlo nuk është më trajneri i Juventusit

0

Tashmë është zyrtare: Andrea Pirlo nuk është më trajneri i Juventusit. Njoftimi erdhi nëpërmjet rrjeteve sociale të klubit bardhezi.

“Faleminderit, Andrea. Këto janë fjalët e para që të gjithë duhet të themi në fund të kësaj eksperience të veçantë që përjetuam së bashku”, lexohet në postimin e Juventusit.

Andrea Pirlo largohet nga drejtimi i Juventusit pas vetëm një sezoni dhe dy trofeve të fituara (Kupë dhe Superkupë Italie).

Juventus ka vendosur se cili do të jetë trajneri i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave sportive italiane, është arritur marrëveshja me Massimiliano Allegrin, i cili do të kthehet në stolin e torinezëve dy vite pasi u largua për dështimet në Champions League.

Për Allegrin është gati një kontratë 3-vjeçare, me një pagë më shumë sesa 7 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, Andrea Pirlo do të shkarkohet pas vetëm një sezoni, ku arriti të fitonte Superkupën dhe Kupën e Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu