15 fakte interesante për trupin tonë që nuk duhet ti humbisni!

0

Trupi ynë i ngjan një fabrike që punon në mënyrë perfekte. Sytë, veshët, stomaku, zemra,lëkura dhe të gjithë organet e tjera koordinohen njëherazi aq bukur,saqë kur mësojmë për ta,mahnitemi. Ajo që nuk dimë është se pas çdo organi apo sistemi fshihen fakte shumë interesante,që kur i mësojmë mrekullohemi.
Zbuloni 15 faktet më të mrekullueshmë që fsheh trupi juaj.
1. Zemra e njeriut rreh plot 35 milionë herë në vit.


2. Një njeri me zhvillimi fiziologjik normal merr frymë 20.000 herë në ditë.

3. Shpejtësia e teshtimës arrin në 160 km/orë.

4. Një fije floku e vetme mund të mbajë një kokërr mollë. Gjithsesi shkencëtarët nuk kanë përcaktuar sa mund të peshojë kjo mollë.

5. Thonjtë e brishtë dhe të butë, të cilëve u mungon gjysmëhëna, tregojnë që keni mbiprodhim të gjendrrave të tiroides.

6. Numri i baktereve në gojën e një njeriu të rritur është i barabartë me numrin e banorëve në Tokë, ose dhe më shumë.

7. Gaboheni nëse mendoni që ekzistojnë vetëm 4 grupe gjaku. Në të vërtetë ekzistojnë plot 29. Grupet më të rrallë që i përkasin grupit Bombay, mbartësit e të cilëve janë një grup i vogël familjesh në Japoni.

8. Gjaku ynë përshkon 19.312 km në një ditë të vetme.

9. Gjatësia totale e nervavë në trupin tonë është 75 kilometra.

10. Syri mund të perceptojë rreth 10 milionë ngjyra të ndryshme, por truri nuk arrin t’i memorizojë të gjitha.

11. E pabesueshme, por një njeri konsumon afro 35 ton ushqime deri në moshën 70 vjeç.

12. Në trurin tonë ndodhin 100.000 reaksione kimike në sekond.

 

13. Njeriu kalon 5 vjet të jetës së tij duke hapur dhe mbyllur sytë.

14. Humbasim çdo ditë afro 1 milion qeliza të lëkurës, ose gati 2 kilogramë në vit.

15. Gjurma e gjuhës është unike sikurse ADN-ja

A ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje për këto funksione kaq të “thjeshta” në dukje,mirëpo kaq të ndërlikuara në brendësi?

Nga Anxhela Aliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu