3,800 EURO në muaj. Qyteti Europian miraton pagën minimale më të lartë në botë

0

Tashmë mund ta quajmë Gjenevën vendi ku të gjithë duan të jetojnë, kjo pasi autoritetet lokale kanë vendosur rritjen e pagës, me 21 euro në orë.

Paga minimale në muaj në qytetin zvicerian pritet të shkojë deri në 3800 Euro.
Zviceranët votuan të Dielën e kaluar për të vendosur një pagë minimale në kantonin e Gjenevës me 4,086 franga zvicerane në muaj, ose rreth 3,800 euro.
Vendimi u miratua me 58% të votave, ndërsa e njëjta reformë ishte refuzuar disa herë në të kaluarën nga votuesit zviceranë. “France 3” ka raportuar se masat kanë ardhur pasi qyteti zviceran, ekonomia e të cilit varet nga turistët, ishte goditur nga pandemia e koronavirusit.

Kjo reformë, do të hyjë në fuqi në 17 Tetor dhe përfitojë 30,000 punonjës në kanton.

Burimi: Lefigaro | joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu