600 mësues në qytetin e Elbasanit dhe 447 në Librazhd refuzojnë të vaksinohen

0

Që prej ditës së djeshme edhe në qytetin e Elbasanit ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve.

Bëhet me dije se nga 1200 mësues që ka ZVA Elbasan, vetëm 611 prej tyre kanë pranuar që të bëjnë vaksinën. Sipas drejtoreshës së ZVA Elbasan mesuesit kanë refuzuar që të vaksinohen për arsye nga më të ndryshmet, por edhe mbi pasigurinë që po shoqeron ditët e fundit funksionalitetin e vaksinës. Një pjesë e mesuesve pranojnë jashtë kamerave se ndjehen të frikësuar.

Gjatë ditës së sotme do të fillojë procesi i vaksinimit në ambientet e shkollës 9-vjeçare Jorgji Dilo ku nga 40 mesues që ka kjo shkolle behet me dije se vetëm 20 prej tyre kanë pranuar të vaksinohen.

Edhe pse nuk ka një informacion zyrtarë në lidhje me sasinë burime bëjnë me dije se janë rreth 400 doza për mësuesit e Elbasanit.

 

447 mësues në Librazhd vetëm 9 u paraqitën

 

Ka filluar procesi i vaksinimit të mesuesve edhe në qytetin e Librazhdit. Bëhet me dije se priten të vaksinohen 447 mësues, por deri në këto momente janë vaksinuar vetëm 9 prej tyre, ndërsa 3 të tjerë kanë refuzuar marrjen e vaksinës pasi e kanë kaluar Covid-19.

Ndërkohë bëhet me dije se pas përfundimit të procesit mësimor do të paraqiten edhe më shumë mësues për të bërë vaksinën.

Sipas infermierve të cilët bëjnë vaksinimin, deri më tani nuk ka pasur asnjë person i cili ka refuzuar të bëjë vaksinën ‘AstraZeneca’ për shkak se nuk është dakord me përdorimin e kësaj vaksine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu