Nis vaksinimi i mësuesve në Gjirokastër

0

Përveç qytetit të Beratit, mëngjesin e 16 marsit ka nisur vaksinimi i mësuesve edhe në qytetin e Gjirokastrës.

Rreth 578 mësues kanë plotësuar formularin për kryerjen e vaksinës anti-Covid “AstraZeneca”.

Mësohet se 292 mësues nuk do ta kryejnë vaksinën “AstraZeneca”, pasi ata janë prekur nga virusi ditët e mëparshme. Në kategorinë e atyre që nuk e kanë pranuar vaksinimin përfshihen edhe ata që e kanë kundërshtuar vaksinimin për arsye shëndetësore. Një pjesë tjetër janë treguar mosbesues ndaj vaksinës.

Gjirokastra në përpjesëtim me numrin e banorëve të saj, konsiderohet një qytet me risk të lartë sa i përket infektimeve nga Covid-19.

Bëjmë të ditur se vaksinimi i mësuesve ka nisur ditën e shtunë pas mbërritjes së 38 mijë e 400 dozave të AstraZeneca nga platforma COVAX.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu