Fillon në Berat vaksinimi i mësuesve me Astra Zeneca, 210 arsimtarë në pritje, refuzime nuk ka

0

Sot në qytetin e Beratit ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe po zhvillohet në shkollën e mesme të përgjithshme ‘Kristaq Capo’.Pas njoftimit të djeshëm që kanë marrë nga  Drejtoria Vendore Arsimore, mësuesit kanë shkuar ditën e sotme për t’u vaksinuar.

Sipas grafikëve të përcaktuar,ditën e sotme, do të vaksinohen mësuesit e gjashtë shkollave ‘Kristaq Capo’, ‘Zini Toska’, ‘Ajet Xhindole’, ’28 Nëntori’, ‘Mehmet Ali Vrioni’ dhe ‘Stiliano Bandili’.Mësuesit e këtyre shkollave do të marrin sot dozën e parë të vaksinës së përfolur ‘Astra Zeneca’, ku janë 210 mësues. Deri tani proçesi i vaksinimit po vazhdon normalisht dhe askush nga mësuesit nuk e ka refuzuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu