Vazhdon në mënyrë masive vaksinimi në Elbasan

0

Aktualisht në Elbasan qendra kryesore ndodhet në shkollën Jorgji  Dilo, pasi në qendrat shëndetësore ka dyndje. Por nga nesër do të hapen tenda në qendër të qytetit dhe në pikat kryesore për të qenë sa më pranë qytetarëve.

Sipas drejtorit të Autoritetit Shendetesor Rajonal Elbasan, Xhevahir Budani procesi i vaksinimit po kryhet në të moshuar në moshën mbi 70 vjeç dhe ai nënvizon se interesi ka qenë i madh. Ai gjithashtu shprehet qe në të gjithë qarkun janë ngritur 51 pika. Brenda dy ditëve janë vaksinuar mbi 1000 qytetarë ndërkohë që procesi vazhdon dhe shifrat janë në rritje.

Vetë qytetarët shprehen se janë mjaft të interesuar që të bëjnë vaksinën. Ata po ndjekin procedurën duke marrë rekomandimin nga mjeku i lagjes.

Ndërkohë Drejtoria e e Shëndetit Publik ka marrë të gjitha masat për organizimin sa më efikas të procesit të vaksinimit. Për ata që nuk kanë mundësi të vijnë vaksinimi do kryhet në banesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu