Nis vaksinimi i punonjësve të policisë në Elbasan

0

Ka filluar sot procesi i vaksinimit të punonjësve të policisë së qarkut të Elbasanit.

Efektivët e policisë së komisariatit Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut po vaksinohen në një nga tendat e ngritura në qendër të qytetit e cila është ndarë në katër seksione. Tre seksionet e tjera vaksionojnë qytetarët e moshës mbi 70 vjeç.

Janë 313 punonjës policie që do të vaksionohen në total në Elbasan. Efektivët e tjerë po vaksionohen në qytetet e tjera të qarkut si Peqin, Cërrik, Gramsh, Librazhd etj.

Sipas Drejtorit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, Xhevahir Budani, çdo ditë vaksionohen mesatarisht 1800 persona në shkallë qarku dhe mbi 1200 vetëm në Elbasan. Për këtë qëllim janë ngritur 51 qendra vaksinimi ndërsa për personat në moshë të thyer që nuk kanë mundësi të lëvizin, vaksinimi kryhet në banesë.

Sipas drejtorit Budani,  në qarkun e Elbasanit ka fluks dhe interes për të kryer vaksinën dhe është siguruar i gjithë kontigjenti i nevojshëm i vaksinës dhe së shpejti do të vaksionohen edhe gazetarët.

Vetë qytetarët shprehen të kënaqur me shërbimin që po marrin dhe se e kanë pritur më mjaft interes momentin për t’u vaksionuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu