Mbrëmjen e sotme, qyteti i Elbasanit është tronditur nga të shtëna me armë, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Everest Çakaj.
Policia e Shtetit thotë në reagimin zyrtar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në lagjen Skënderbej në Elbasan, ku i vrarë ka mbetur 41 vjeçari Everest Çakaj, i cili shpqerohej nga bashkëshortja e tij, Silvana Çakaj.
Sipas policisë, shtetasja në fjalë ka mbetur gjithashtu e plagosur, pasi mori njëplumb në dorë. Ndërkohë policia po kreh zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve të ngjarjes.