Pajisjet teknologjike, afrimi me to pa një kohë të përcaktuar duket se u ka rrëmbyer kohën fëmijëve. Dekada më parë fëmijërinë e kujtojmë me lojërat klasike poshtë pallateve të banimit, zërat e fëmijëve , kënaqësia dhe kujtesa e tyre memorizon këtë periudhë që sot e quajmë “ fëmijëri të shëndetshme”.
Elbasani, mbetet qyteti i hapësiravë të gjelbërta, me disa parqe e lulishte ku krahas tyre, kujtojmë biznesin e vogël pranë sheshit Aqif Pasha , që gjithmonë ka bucitur nga zërat e të vegjëlvë.
Florenc Kurmaku, njihet prej gjyshërve, prindërve e fëmijëve në Elbasan pasi prej dekadash ai ka punuar në sheshin kryesor me lodra. Për Florencin puna prej shumë vitesh në këtë biznes nuk e ka mërzitur aspak, madje ai shprehet se fëmijët janë pasuri e shpirtit, dhe cdo ditë pune për të është një ditë e bukur e kaluar me fëmijët.
Një xhiro me tren në parkun Aqif Pasha mbetet një ndër llojet e argëtimeve më të pëlqyera për fëmijët. Shembull si Florenci i nevojiten më shumë këtij qyteti për të sjellë më shumë argëtim për fëmijët të cilët për shkak të urbanizimit janë të privuar nga hapësira për tu argëtuar.