Ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të lehtësuar masat anti-covid në vendin tonë. Këtë fakt e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kjo tha Manastirliu vjen si rezultat i vijimit të procesit të vaksinimit masiv dhe përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama.
Ministrja dhe Rama kanë qenë sot në procesin e vaksinimit të punonjësve të transportit publik.