Konfirmohen në tre vatra rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri. Ministria jep ALARMIN

0

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve.

Deri më tani janë konfirmuar raste me gripin e shpëndëve në tre vatra në vendin tonë. Vatrat janë në Tiranë, Kukës dhe Fushë-Krujë.

Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekura dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Njoftimi i plotë

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural deklaron se po ndjek me vëmendje monitorimin e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë. Pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë, me urdhër të ministres Milva Ekonomi u hartua një plan masash mbrojtëse.

Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit. Pas analizimit të mostrave nga rastet e dyshimta në shpendë të oborrit, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8. Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu