Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Bradashesh. Përplasen dy mjete, plagosen dy shtetas

0

Një aksident i rëndë është regjistruar në mesditë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji në afërsi të fshatit Bradashesh. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy shtetas një burrë dhe një vajzë 15-vjeçare. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit ku po marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor.

Në këtë aksident janë përshirë automjeti tip Audi me targë AB 510 DF që është përplasur me mjetin tip bens me targë TR 8282 P që është përplasur nga ana e tij me mjetin tip Toyota me targë AB 589 DF.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe dy zjarrfikëse. Përplasja e mjeteve ka qenë tejet e fortë aq sa njëri ka përfunduar në kanal.

Aksidenti ka bllokuar për disa minuta qarkullimin në autostradë.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu