Aksidenti tragjik me një viktimë dhe 4 të plagosur, ja momenti kur përplasen 2 Benz-at brenda në tunelin e Kalimashit (Video)

0

InfowebTv- siguruar një video që tregon aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit, ku u përplasen dy mjete tip Benz.

Nga ky aksident ka humbur jetën shtetasja Ediona Sala, nga Shkopeti, pasagjere në një nga mjetet. Të lënduar kanë mbetur Sander Beka, Mariglen Gjoka, Gjin Malsi dhe Mihrije Zeneli nga Kosova.

Nga videoja e siguruar nga InfowebTv, shihet si një nga mjetet vjen nga pas me shpejtësi ‘skëterrë’ dhe përplaset me mjetin tjetër para tij që tenton të hapë krahun, duke u pozicionuar në korsinë e ngadalësimit.

Tuneli i Kalimashit u pergjak mbremjen e sotme, sipas pamjeve, nga shpejtesia e madhe e mjeteve qe levizin ne te, gje e cila ve ne pah rendesine e respektimit te rregullave rugore qe te shmangen raste te tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu