Akuzohet për fshehje pasurie/ Prokurori i Durrësit flet për BIRN: Ja pse është marrë i pandehur Petrit Fusha

0

Prokurori i çështjes Afrim Shehu i tha BIRN se akuzat ndaj Fushës bazoheshin në referimin e dërguar nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe materialeve të marra nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se kishte marrë të pandehur ish-drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Petrit Fusha, të cilin e akuzon për fshehje të pasurisë.

Prokurori i çështjes Afrim Shehu i tha BIRN se akuzat ndaj Fushës bazoheshin në referimin e dërguar nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe materialeve të marra nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

“Është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë, por ende nuk e kemi ekspertizën kontabël për të dhënë një vlerë”, tha Shehu.

Prokurori Shehu i tha BIRN se ish prokurori po hetohej për fshehje të resortit “Mai Tai” në periferi të Tiranës. Shehu tha se prokuroria po hetonte burimet financiare dhe po kryente edhe disa ekspertiza në lidhje me objektin në fjalë. Hetimet ndaj Fushës kanë filluar në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2020, pasi disa kallëzime ndaj tij dhe subjekteve të tjera u referuan për kompetencë në këtë prokurori nga SPAK.

Ndërkohë vendimi për marrjen si i pandehur u njoftua 6 ditë pas publikimit nga BIRN të një investigimi mbi dënimin e vëllait të ish-prokurorit nga gjykata spanjolle me akuza të trafikut të narkotikëve dhe mungesën e hetimit të pasurive të krijuara në Shqipëri nga ky aktivitet.

Fusha nuk ishte i arritshëm për koment mbi vendimin e prokurorisë së Durrësit. Në një reagim të mëparshëm ai i tha BIRN se nuk kishte dijeni për aktivitetin e të vëllait.

Petrit Fusha pati një karrierë të shtrirë në tre dekada si prokuror dhe drejtues i Prokurorisë së Tiranës përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2019, gjatë procesit të vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se dorëheqja e Fushës u bë pasi atij i kishte kaluar barra e provës. Nga raporti i DSIK-së rezultoi se Fusha nuk e kishte deklaruan përfshirjen në veprimtari të krimit të organizuar të vëllait.

Fusha drejton sot studion ligjore “Fusha & Partners” me aktivitet avokatinë dhe konsulencën, por edhe hotelerinë, turizmin dhe administrimin e pronave të familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu