Anulohet fluturimi i parë që ishte vendosur për sot pasdite

0

 

Aeroporti i Rinasit ishte parashikuar të riniste punën ditën e sotme pas pezullimit prej 24 orësh të gjithë aktivitetit ajror në vend për shkak të ndërprerjes së punës nga kontrollorët e Albcontrol.

Por autoritetet shqiptare vendosën ta shtyjnë pezullimin nga ora 10 e paradites së sotme në orën 15:00, ndërsa u dhanë sinjalet e para se Aeroporti ‘Nënë Tereza’ do të rikthehej në normalitet me fluturimin e parë drejt Bergamos të spostuar në orën 17:00 të pasdites së sotme.

Megjithatë burime bëjnë me dije se zgjidhja e këtij ngërçi të paprecedentë është ende larg. Fluturimi drejt Begamos është anuluar për sot dhe pa afat, ndërsa shumë qytetarë të panjoftuar kanë mbërritur në Rinas në pritje të udhëtimit të tyre drejt destinacioneve.

Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me vendimin e marrë nga Komiteti i Mbrojtjes Civile gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme ka autorizuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku për të bërë zëvendësimin e kontrollorëve.

Po sipas burimeve negociatorja Balluku ka kontaktuar dhe me aleatët e NATO-s për të bërë të mundur zëvendësimin e kontrollorëve dhe për të rikthyer normalitetin në aeroportin e vetëm në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu