Dy vëllezër u arrestuan nga policia gjatë mbrëmjes së sotme në një operacion blic të forcave speciale Renea dhe policisë së Elbasanit.
Policia kishte njoftime se në një fastfood në anë të bulevardit kryesor kishte elementë të inkriminuar në veprimtari kriminale ndaj ka organizuar një operacion të befasishëm.
Burime nga policia bënë me dije se kanë pasur rezistencë ndërsa kanë kontrolluar lokalin. Por më pas ata janë neutralizuar dhe shoqëruar për në komisariat.
Burime nga policia bënë me dije për INFOWEB.TV se vëllezërit e shoqëruar janë Erzen dhe Gëzim mane. Ata njihen të skeduar nga policia si shpërndarës të lëndëve narkotike.
Nga kontrolli i policisë u gjetën dy armë zjarri.