Arrestohet 22-vjeçari, aksidentoi për vdekje shtetasin me biçikletë

0

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 22-vjeçar, i cili aksidentoi për vdekje një drejtues biçiklete pasditen e djeshme. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ku i riu me makinë përplasi biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili fillimisht u plagos rëndë dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu