Arrestohet superhajduti i Cërrikut. Ishte kthyer në tmerrin e lokaleve dhe banesave. Emri

0

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut, pasi rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve. Bëhet fjalë për shtetasin Gezim Alliu, banues ne Cerrik.

Mësohet se i riu rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve ne banesa dhe lokale të qytetit dhe fshatrave të kësaj bashkie.

Sipas burimeve zyrtare Alliu ka qenë më herët i dënuar për vjedhje.

30-vjeçari prej kohësh ishte kthyer në një vjedhës profesionist pasi kujdesej që në çdo rast vjedhje të mos linte gjurmë. infowebtv.com