Një 22-vjeçare është arrestuar në Durrës pasi u shpall në kërkim për “prodhim dhe shitje narkotikësh” si dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Sipas policisë ajo është identifikuar si Vilma Jonuzi dhe ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burg.
Arrestimi i saj u krye në banesën e saj në lagjen nr.12 të qytetit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen nr.12, Durrës, në banesën e saj kapën dhe ndaluan shtetasen:
Vilma Jonuzi, 22 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





