As pandemia nuk i ndalon/ Shqiptarët nga Kosova festojnë Pavarësinë në Vlorë

0

Shqiptarët e Kosovës nuk kanë munguar në festimin e Ditës së Pavarësisë në Vlorë, ndonëse ndodhemi në kohëra pandemie dhe kushte izolimi.
“Për një festë kaq të madhe siç është 28 nëntori ja vlen që ne të gjithë shqiptarët të jemi në vendin e flamurit në Vlorë”, është shprehur një qytetar nga Kosova për median kombëtare ABC.Nwes.
Sipas tyre nuk ka koronavirus që i ndal për të festuar ditën e Flamurit një ndër ngjarjet më të mëdha kombëtare për shqiptarët.
“Si çdo herë, Covid nuk mund të na ndalojë çështjen kombëtare dhe ditën e Flamurit. Unë vij thuajse çdo vit. Unë mendoj që komandatët që kanë qenë në luftë populli por gabimet që kanë bërë pas luftës i kanë individuale, ndaj dhe komandantët tonë duhet të përballen në gjyqin e Hagës”, është shprehur qytetari tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu