Atentati në Durrës, ndërron jetë në spital 20-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë (EMRI)

0

Arben Maneci është 20 vjeçari i cili është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit. Mësohet se ndaj tij është organizuar një atentat i mirëfilltë ku i riu ka marrë 2 plumba në organet jetësore.

Fillimisht “shënjestra” është dërguar në gjendje të rëndë, por ka pësuar vdekje klinike duke mos mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas burimeve të InfowebTv, ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Maneci gjithashtu rezulton si person me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë policia ende po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, duke ngritur postoblloqe në hyrje-daljet kryesore të qytetit të Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu