Atentati në Elbasan/ Vëllai i viktimës u vra në Spanjë, ndërsa kushëriri në Bruksel

0

Mbrëmjen e sotme u ekzekutua në Elbasan Everest Çaka rreth 41 vjeç. Ai ishte me gruan në makinë në momentin që mbi trupin e tij u qëllua disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në lagjen “Skënderbej”. Bashkëshortja Silvana Çaka u plagos në dorë dhe është  jashtë rrezikut për jetën.

41-vjeçarit disa vite më parë i është vrarë edhe i vëllai në Barcelonë në një pritë me armë zjarri. Everest Çaka që dyshohet se u vra me pistoletë me silenciator është djali i tezes së Arjan Spahiut, që u ekzekutua në nëntor të vitit të kaluar në Molembeg të Belgjikës.

Everest Çaka dyshua si një nga personat e përfshirë në vrasjen e Gëzim Alikajt vite më parë duke çuar grupin hetimor që hakmarrjen ta kenë pistë konkrete edhe pse është akoma herët.

Vrasja në Belgjikë

Ekzekutimi i 38 vjeçarit, Arjan Spahiu vitin e kaluar në Bruksel solli pak ditë më parë në Elbasan një grup hetuesish dhe prokurorësh belgë. Tre hetues, sëbashku me prokurorë dhe përfaqësues të ambasadës, kryen takime intensive me zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorisë në Elbasan.

Qëllimi ka qenë mbledhja e informacioneve për Arjan Spahiun dhe aktivitetin e tij në Elbasan dhe jo vetëm, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e motive të ekzekutimit të tij. Grupi i hetuesve nga Brukseli qëndruan rreth katër ditë në Elbasan.

Spahiu u ekzekutua në një pritë mafioze në 28 nëntor në kryeqendrën e Europës. Ai u qëllua me armë zjarri sapo doli nga një lokal në zonën e Molenbek. 38 vjeçari ishte nën shoqërinë e mikut të tij, Florian Narazani. Viktima, ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës.

Sipas hetimeve të kohës, ky i fundit dyshohet se ka vrarë 13 vite më parë një të afërm të Arjan Spahiut, çka ka bërë që hetuesit belg të dyshojnë se, krimi ndaj 38 vjeçarit një vit më parë, lidhet pikërisht me këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu