Automjeti përplas këmbësoren/ E aksidentuara e shtrirë në mes të rrugës duke pritur ambulancën

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen nr.1., në qytetin e Sarandës ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Bëhet me dije se automjeti i tipit ‘Range Rover’ me targa AA055LT, ka përplasur të renë e cila si pasojë e goditjes ishte pa ndjenja në tokë duke pritur ambulancën. Bëhet me dije se e aksidentuara është identifikuar me inicialet E.B 30-vjeçe dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit, 24-vjeçari me inicialet K.B është shoqëruar në Komisariatin e Policisë ku do të merret në pyetje për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:12, në lagjen Nr.1, Sarandë, një automjet, me drejtues shtetasin K.B., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. B., rreth 30 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu