COVID-19/ Përmirësohet situata në Kosovë, Krasniqi: Situata në vend mund të konsiderohet e relaksuar

0

Drejtori i Shërbimit, Klinik, Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi tha se situata me pandeminë në vend mund të konsiderohet e relaksuar, kjo referuar numrit të atyre që po trajtohen në spitale.

Krasniqi në një konferencë për medie pas takimit me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, tha se aktualisht janë duke trajtuar 426 pacientë, prej tyre 179 në QKUK.

Ai ka sqaruar se 320 pacientë janë me oksigjenoterapi, përderisa 36 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

“Kemi 426 pacientë që po trajtohen në spitalet tona, prej tyre 179 janë në QKUK”.“…320 po trajtohen me oksigjenoterapi, 36 janë në gjendje më të rëndë”.“Situata me pandeminë është më e qetë, më e relaksuar”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu